Pas samitit të djeshëm të BE-së për krizën Greqi-Turqi, ka reaguar Zv.Presidenti turk Fuat Oktay, i cili tha për agjensinë turke të lajmeve “Anadolu” se Turqia pret drejtësi nga BE-ja dhe paralajmëroi që askush të mos presë që Turqia të bëjë hapa pas duke folur edhe për luftë, shkruan abcnews.al.
“Nëse përpjekjet e Greqisë për t’i zgjeruar ujërat e saj territorial me 12 milje nuk është shkas lufte, atëherë çfarë është?” tha më tej Oktay, duke theksuar se vendi “do të mbrojë të drejtat e tij në çdo metër katror në ujërat e Mesdheut Lindor, cilido qoftë çmimi”.
Lexo edhe: Tensionet Turqi-Greqi, ballafaqimi i një mosmarrëveshje në Lindjen e Mesme
Zyrtari turk deklaroi pakënaqësitë ndaj BE-së duke thënë se fatkeqësisht, Evropa, nuk është në anën e Turqisë dhe interesave të saj dhe e quajti të pasinqertë thirrjen e BE-së për dialog.
“Ne e njohim mirë gjuhën e paqes dhe diplomacisë, por nuk do të hezitojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë. Franca dhe Greqia janë midis atyre që e dinë këtë më mirë”, shtoi ai. /abcnews.al