Ndërsa spekulimet shtohen mbi planet e Vladimir Putin për Ditën e Fitores të së hënës, shefi i Kremlinit ka bërë sot një deklaratë për 9 Majin.
“Me të drejtë jemi krenarë për historinë 1000-vjeçare të Rusisë. Fitorja e madhe mbi nazizmin zë një vend të veçantë në të. Fitorja u mundësua nga guximi, vullneti dhe uniteti i popullit sovjetik. Forca e tyre e shpirtit dhe vetëmohimi mahniti të gjithë botën”, ka thënë ai.
Zërat janë se Vladimir Putin mund t’i shpallë luftë Ukrainës në 9 maj, ndërsa ka dështuar me strategjinë e saj. /abcnews.al