Zërat e merkatos, Qarabag në skenë për Bekim Balajn

schedule11:17 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:17 - 8 Qershor, 2020

Bekim Balaj është pjesë e Sturm Graz në Austri dhe me afrimin e merkatos kanë nisur të qarkullojnë zëra për interesimin e Qarabag për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Skuadra e njohur azere më parë ka pasur në gjirin e saj emra si Admir Teli dhe Ansi Agolli, madje ky i fundit është një idhull për tifozët atje.

Vetë Balaj i ka komentuar këto zëra merkatoje dhe thekson se drejt tij nuk ka mbërritur asnjë ofertë. Për Telesport.al ai është shprehur: “Nuk di asgjë, nuk më ka ardhur asnjë ofertë dhe jam i fokusuar të mbyll mirë këtë sezon.

Eshtë kohë merkatoje dhe lajme të tilla dalin plot…”. Balaj ka edhe një vit kontratë me Sturm Graz, skuadër me të cilën këtë sezon ka shënuar 6 gola në 22 ndeshje, po aq sa sulmuesi tjetër i skuadrës, Kiril Despodov. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!