Juventusi po punon për të afruar në skuadër edhe dy lojtarë të tjerë. Miralem Pjanic është një prej objektivave.
Bardhezinjtë po tentojnë ta huazojnë nga Barcelona dhe të paguajnë gjysmën e pagës së mesfushorit boshnjak. Katalanasit nuk e kanë në plane dhe i kanë kërkuar të gjejë ekip tjetër.
Goditja e madhe që po tentohet është Mauro Icardi, por për ta marrë nga PSG nuk është e lehtë. Për më tepër që kanë mbetur pak ditë në dispozicion deri në mbyllje të merkatos. /abcnews.al