Juventus ngeci mbrëmjen e djeshme në transfertën e Crotones. Të besuarit e Andrea Pirlos e mbyllën sfidën në shifrat 1-1, duke i zhgënyer të gjithë tifozët torinez. Ajo që bëri habi ishte lënia në stol e Paulo Dybalas nga ana e italianit, por polemikat kanë vazhduar edhe pas sfidës.
Gazetari i “Gazzetta dello Sport” i kushtoi një postim në “Twitter” pikërisht lënies në stol të argjentinasit, i cili më pas i bëri like shkrimit të tij. “Nuk e kuptoj se përse e mori Dybalën në sfidën me Crotonen dhe nuk i dha asnjë minutë. Do të ishte më logjike nëse do ta kishte lënë atë në Torino për t’u stërvitur”, shkruan gazetari.
& Dybala liked that comment!!
Maybe he should just become a coach now. ?♂️#Dybala #Juventus https://t.co/FDAjknURM2— Ali H. Mossarah (@AliMossarah) October 18, 2020
Pak minuta më vonë Dybala e hoqi pëlqimin e tij, edhe pse ky veprim i tij nuk i shpëtoi mediave italiane. Madje sipas tyre sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” pati edhe një përplasje në tunel me drejtorin sportiv, Fabio Paraticin, për faktin që nuk mori minuta.
Vetë trajneri Pirlo e ka shpjeguar kështu lënien në stol të argjentinasit: “Donim t’i jepnim minuta, që të kishte ngarkesë në këmbët e tij, por nuk kishte asnjë mënyrë për të bërë ndryshime përpara. Kishim mbetur me 10 lojtarë dhe ishte i nevojshëm një lloj tjetër lojtari”. /abcnews.al