Zënka që për pak përfundoi në tragjedi, vëllai i ngul gërshërët në kokë motrës

schedule15:04 - 19 Korrik, 2023

schedule 15:04 - 19 Korrik, 2023

Ndonjëherë, grindjet midis vëllezërve dhe motrave mund të përfundojnë në telashe të këqija. Diçka e ngjashme ndodhi mes një motre dhe vëllai në Filipine, kur të dy u përleshën aq keq sa vajza përfundoi në spital me një palë gërshërë në kokë.

Vajza nga Filipinet është dashur të shtrohet në spital për një javë të tërë.

“Objektet e mprehta si gërshërët apo thikat duhen mbajtur larg fëmijëve”, paralajmëroi babai i vajzës Rene Boy Raga pas aksidentit të frikshëm, që ndodhi në shtëpinë e tyre në provincën Sarangani.

9-vjeçarja Nicole Raga, ka qenë duke u përleshur me vëllain e saj 5-vjeçar, kur djali e ka goditur në kokë me çantën e shpinës, në të cilën ndodheshin gërshërët. Babai i tmerruar i Nicol e dërgoi me urgjencë në një spital lokal, ku u mbajt nën vëzhgim të rreptë.

Fatkeqësisht, familja ishte shumë e varfër për të paguar 540 dollarë, kështu që asaj iu desh të kalonte një javë në spital. Nicole u shpëtua falë donacioneve nga banorët vendas që ndihmuan që vajza të operohej kështu që Nicole më në fund i hoqi gërshërët nga koka më 9 korrik.

Tani, vajza po shërohet në një spital në qytetin e General Santos.

“Mjekët thanë se Nicole do të shërohet plotësisht” tha babai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!