Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zemërimi i personelit shëndetësor në Francë, reagon presidenti Macron

schedule13:55 - 15 Nëntor, 2019

schedule 13:55 - 15 Nëntor, 2019

Presidenti i Francës Emanuel Makron reagoi ndaj protestës së mjekëve në të gjithë vendin, duke premtuar se javën e ardhshme do të publikohen vendime shumë të rëndësishme përsa i përket pagave dhe kushteve të punës.

Me mijëra mjekë, personel shëndetësor dhe nëpunës administrate në spitalet publike manifestuan në të gjithë Francën pënr të kërkuar rritje page, rihapjen e vendeve të shtretërve si dhe më shumë personel. Presidenti francez Emanuel Macron reagoi menjëherë duke thënë se do të merreshin vendime shumë të rëndësishme të cilat do të bëhen publike javën e ardhshme.

Në pritje të këtyre vendimeve, protestuesit shprehën shqetësimet e tyre për kushtet e punës, ku sipas tyre është e papranueshme që një njeri i vetëm të bëjë punën e dy apo tre personave.

Kushte të krijuara nga shkurtimet e vendeve të punës.

Sipas ministrisë franceze të shëndetësisë, në vitin 2018 janë hequr 4172 vende shtretërish për pacientët. Ndër të tjera borxhi i spitaleve është trefishuar në dhjetë vjet duke arritur në 30 miliardë euro. Me qindra spitale në vend kanë borxhe shumë të mëdha, një spital në tre më konkretisht. Ka pacientë të cilët presin dhe 72 orë në barelë para se të shtrohen pasi nuk ka më mjekë dhe infermierë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!