Ish ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj e konsideron alarmante gjendjen aktuale me virusin.
Në një postim në Facebook, Zemaj ka shkruar se sot me 1128 raste situata me virusin është edhe më keq.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, të mbajnë distancën dhe të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.
Postimi i plotë i Zemajt:
Sot, edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante!
Qytetarë të dashur,
Ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën.?
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!