Zemaj: Në Kosovë nuk është vaksinuar as 10% e popullsisë

schedule14:05 - 21 Korrik, 2021

schedule 14:05 - 21 Korrik, 2021

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë për procesin e vaksinimit kundër Covidit, duke kërkuar qasje të re nga institucioneve përgjegjëse.

Sipas tij synimi i vaksinimit të 60 për qind të popullatës është i pamundur pasi deri tani as 10 për qind e qytetarëve nuk janë imunizuar karshi COVID-19.

“Proklamimi se deri në fund të vitit do vaksinohen 60 për qind  e qytetarëve është i vonshëm. Ne kemi pasur shpresën dhe deklarimin zyrtar se 500 mijë vaksina do të jepen brenda muajit, duke filluar nga qershori ku është theksuar vaksinimi masiv, ndërsa atë akoma nuk po e shohim. Tash 93 mijë vaksina në përqindje imunizimet e popullatës në 1.8 milion apo 1.2 milion që parashikohen të vaksinohen akoma nuk ka arritur as 10 për qind.

Frika nga varianti ‘Delta’ që është i përhapur është i pashmangshëm që të na shqetësojë të gjithëve dhe qytetarët duhet të vaksinohen. Mënyra e administrimit duhet të ndryshohet t’i jepet një qasje dhe kahe e re dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë në këtë proces”, ka thënë Zemaj në takimin e organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, me temën “Pandemia Covid-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që është organizuar në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!