Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se nevojiten disa sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot për të mbrojtur Kharkivin nga sulmet ruse.
“Situata është shumë serioze. Ne nuk mund të përballojmë të humbasim Kharkovin… Gjithçka që na duhen janë dy sisteme Patriot. Rusia nuk do të jetë në gjendje ta pushtojë Kharkovin nëse i kemi,” tha Zelenskyy në një intervistë, gjatë një vizite në një nga spitalet në Kharkiv.
Sipas tij, gjatë ditëve të fundit, qindra njerëz janë vrarë ose plagosur në ofensivën e forcave ruse në zonën e Kharkiv.
“Shumë prej tyre ishin ushtarë nga rajoni, kështu që ishte e rëndësishme që presidenti të ishte atje dhe t’i mbështeste,” shtoi Zelenskyy.
I pyetur nga gazetarët nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fajtore për atë që po ndodh në Kharkiv, Zelenskyy u përgjigj:
“E gjithë bota është fajtore. Ata i dhanë (Vladimir) Putinit mundësinë për të pushtuar territorin ukrainas. Por tani bota mund të ndihmojë”.
Këtë të enjte, Zelenskyy mbajti një takim të Shtabit të Komandantit Suprem në Kharkiv dhe vizitoi mbrojtësit e plagosur në spital.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, Forcat e Mbrojtjes të Ukrainës kryen një kundërsulm në rrethin Vovchan të rajonit të Kharkiv./abcnews.al