Zelenskyy: Në vitin 2024 hapësira ajrore e Ukrainës do të mbyllet për Rusinë

schedule16:11 - 23 Nëntor, 2023

schedule 16:11 - 23 Nëntor, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se “2024 duhet të jetë periudha ku hapësira ajrore e Ukrainës do të mbyllet për Rusinë”.

Përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale X, Zelenskyy theksoi se sistemet e mbrojtjes ajrore janë investimet më strategjike të bëra për sigurinë e Ukrainës.

“2024 duhet të jetë periudha kur hapësira ajrore e Ukrainës do të mbyllet për Rusinë. Çdo sistem i mbrojtjes ajrore që i dorëzohet Ukrainës shpëton jetë”, vlerësoi Zelenskyy.

Ai tha se falë mburojës ajrore në Ukrainë do të kthehen më shumë refugjatë dhe në këtë mënyrë do të përshpejtohet zhvillimi ekonomik.

“Nëse ekonomia jonë gjeneron më shumë fitime, nuk do të kemi nevojë për aq shumë mbështetje nga jashtë. Sistemet e forta të mbrojtjes ajrore do të reflektojnë edhe në eksportet nëpërmjet Detit të Zi. Po ashtu nuk do të ketë nevojë për shpenzime për eliminimin e pasojave të sulmeve”, tha presidenti ukrainas.

Zelenskyy tha se kanë rimarrë më shumë se gjysmën e territoreve të Ukrainës që kaluan nën kontrollin e Rusisë në vitin 2022. “Flota ruse u detyrua të tërhiqet nga një pjesë e rëndësishme e Detit të Zi gjatë vitit 2023. Tashmë Rusia do të ndalë sulmet me raketa dhe dronë. Në këtë mënyrë do të jemi më pranë fitores”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!