Zelenskyy mbërrin në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

schedule22:51 - 18 Shtator, 2023

schedule 22:51 - 18 Shtator, 2023

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Më pas ai do të shkojë në Uashington, ku do të pritet nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim në X (ish-Twitter), Volodymyr Zelenskyy konfirmoi se do të takohet me Presidentin Joe Biden, udhëheqësit e Kongresit dhe zyrtarë ushtarakë dhe të biznesit.

“Kam mbërritur në Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e OKB-së dhe një vizitë në Uashington”, gjatë së cilës “do të falënderoj Shtetet e Bashkuara në emër të Ukrainës për ndihmën”.

“Do të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Këshillin e Sigurimit dhe do të kem takime të shumta dypalëshe.”, u shpreh Zelensky.

Një nga ngjarjet e para në itinerarin e Zelenskyt është një vizitë në Spitalin Universitar të Staten Island, ku ai do të nderojë ushtarët ukrainas me çmime./abcnews.al