Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Vonesat në furnizimin me armë kushtojnë jetë

schedule22:26 - 17 Prill, 2023

schedule 22:26 - 17 Prill, 2023

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vonesat në furnizimin e vendit me më shumë armë po shkaktojnë humbjen e jetëve në fushën e betejës. Gajtë fjalimit të darkës, Zelensky përsëriti sërish nevojën për të ndihmuar me armë vendin e tij.

Presidenti foli gjithashtu për përgatitjen për takimin e ardhshëm të sigurisë në Ramstein, duke thënë se Ukraina pret “vendime të bazuara fort që do të përmbushin perspektivat në fushën e betejës”.

Udhëheqësit e NATO-s dhe të mbrojtjes u takuan në bazën ajrore Ramstein në Gjermani shkurtin e kaluar për të diskutuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!