Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vazhduar sot turneun e tij në frontet e vijës së parë në Ukrainë, duke vizituar Okhtyrka në rajonin verilindor Sumy.
Duke iu drejtuar një turme njerëzish në një shesh në Okhtyrka, Zelenskyy premtoi se qyteti i plagosur nga beteja do të rindërtohej.
“Nuk do të lëmë të mbetet asnjë plagë në trupin e shtetit tonë”, tha ai.
Rikujtojmë se gjatë shtatë ditëve të fundit, udhëheqësi ukrainas ka vizituar rajonet Kherson dhe Kharkiv, pjesë të të cilave u rimorën vitin e kaluar nga Rusia, në zonën e vijës së frontit pranë Bakhmut në rajonin lindor të Donetskut dhe në Zaporizhzhia në jug.
/abcnews.al