Zelensky: Ushtria po lufton një betejë të dhimbshme dhe të vështirë në Donbass

schedule21:48 - 5 Mars, 2023

schedule 21:48 - 5 Mars, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sonte se ushtria e vendit të tij po bën një betejë “të dhimbshme dhe të vështirë” kundër forcave ruse në rajonin e Donbasit, ku ndodhet qyteti Bakhmut, ku po zhvillohen luftime të ashpra prej muajsh.

“Dëshiroj t’i kushtoj një nderim të veçantë trimërisë, forcës dhe rezistencës së ushtarëve që luftojnë në Donbas,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm, duke shtuar se “kjo betejë është një nga më të vështirat”.

Zelensky falënderoi gjithashtu ushtarët ukrainas që “zmbrapsën sulmet, shkatërruan pushtuesin, dobësuan pozicionet dhe logjistikën e armikut dhe mbrojtën kufijtë dhe qytetet tona”.

“Falënderoj të gjithë ushtrinë, rojet kufitare që mbrojnë shtetin tonë rreth Bakhmut, Ugledar, Avdiyfka, Shiversk, Svatove, Liman dhe Zaporizhia”, shtoi ai.

Në raportin e tij ditor, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës raportoi se “më shumë se 130 sulme armike” ishin zmbrapsur në 24 orët e fundit , në shumë pjesë të frontit të luftës kryesisht në Kupyansk, Liman, Bakhmut dhe Avdiivka. “Armiku vazhdon përpjekjet e tij për të rrethuar qytetin e Bahmut”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!