Zelensky uron Rutte: “Një udhëheqës i fortë”

schedule15:32 - 26 Qershor, 2024

schedule 15:32 - 26 Qershor, 2024

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky përgëzon Mark Rutte për emërimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, duke e quajtur atë një udhëheqës të fortë, i cili ka demonstruar vendosmërinë dhe vizionin e tij në shumë raste vitet e fundit.

Zelensky falënderoi gjithashtu Jens Stoltenberg për kontributin e tij të dukshëm në forcimin e NATO-s në dhjetë vitet e mandatit të tij, si dhe për mbështetjen e tij të palëkundur për luftën për lirinë e Ukrainës.

/abcnews.al