Volodymyr Zelensky tha sot se do të donte ta mbyllte Vladimir Putinin në një bodrum pa tualet dhe të kalonte pjesën tjetër të jetës. Këtë deklaratë ai e bëri pas vizitës në një fshat ukrainas që u çlirua një vit më parë. Pothuajse të gjithë banorët e fshatit u mbyllën nga rusët në bodrumin e një shkolle.
Ai tha se 11 persona vdiqën në këtë bodrum prej 200 metrash katrorë, ku 367 nga rreth 400 banorët e fshatit u bllokuan për 27 ditë në mars 2022.
“Të gjithë këta njerëz jetonin në errësirë totale, duke pritur kthimin e ushtarëve ukrainas. Shkruanin në mure emrat e të vdekurve dhe datat që të mos harroheshin. Dhe fëmijët shkruan tekstin e himnit kombëtar”, tha Zelensky, i cili shoqërohej nga zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejsinovych Buric.
“Pasi ta shohë këtë, do të dëshiroja që presidenti rus ta kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në një bodrum me një kovë për tualet”, tha Zelensky./abcnews.al

