Zelensky: Ukraina po realizon objektivat për operacionin në rajonin rus të Kurskut

schedule20:36 - 4 Shtator, 2024

schedule 20:36 - 4 Shtator, 2024

“Të gjitha detyrat që janë vendosur për operacionin e vazhdueshëm të forcave të mbrojtjes të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë po realizohen ndërsa aksioni është tani burimi më i madh për “rimbushjen e fondit” të shkëmbimit të të burgosurve.”

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa foli në një fjalim me video drejtuar kombit të mërkurën.

“Sot pati një raport nga komandanti i përgjithshëm (Oleksandr) Syrskyi. Si çdo ditë, bëhej fjalë për secilën pjesë të frontit, me referencë të veçantë për Pokrovsk, Toretsk dhe drejtimin Kurakhove. U përmend veçmas operacioni në Rajoni i Kurskut është shumë e rëndësishme që absolutisht të gjitha objektivat e vendosura për operacionin tonë Kursk janë duke u realizuar”, ka thënë Zelensky, duke falënderuar çdo ushtar, rreshter dhe oficer të përfshirë.

Zelensky theksoi se “për momentin, ky operacion vazhdon të jetë rimbushja më e madhe e fondit të këmbimit nga një drejtim”.

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës nisën një operacion sulmues në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!