Zelensky: Ukraina nuk duhet të rimarrë të gjitha territoret me forcë, fuqia e diplomacisë mund të na ndihmojë

schedule10:52 - 19 Korrik, 2024

schedule 10:52 - 19 Korrik, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk duhet të rimarrë me forcë të gjitha territoret e humbura, por se fuqia e diplomacisë mund të ndihmojë, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë për të negociuar paqen.

“Mendoj se fuqia e diplomacisë mund të ndihmojë. Duke ushtruar presion mbi Rusinë, mendoj se është e mundur të arrihet një zgjidhje diplomatike”, u shpreh Zelensky në një intervistë për BBC.

Ai theksoi se beson se Rusia duhet të marrë pjesë në Samitin e dytë për Paqen në Ukrainë në nëntor, pasi zyrtarët nga Moska nuk ishin të pranishëm në Samitin në Zvicër të mbajtur në qershor.

Zelensky, i cili ka qenë president i Ukrainës që nga viti 2019, konfirmoi gjithashtu se ai planifikon të qëndrojë në pozitën e kreut të shtetit deri në fund të luftës. Ai falënderoi aleatët për mbështetjen e tyre, por vuri në dukje se Kievi nuk kishte marrë ende avionë luftarakë F-16.

Presidenti ukrainas mori pjesë të enjten në takimin e komunitetit politik evropian në Britaninë e Madhe, ku mbajti një fjalim, ndërsa para kësaj u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili premtoi se Britania e Madhe do t’i japë ndihmë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!