Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha të hënën se forcat ukrainase kontrollonin më shumë se 1250 kilometra katrorë dhe 92 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë.
Ai u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të lejojnë sulmet me armë perëndimore thellë brenda Rusisë, duke thënë se mungesa e kësaj leje ishte arsyeja kryesore që Ukraina nuk ishte në gjendje të ndalonte përparimet e trupave të Moskës në vijën e frontit në lindje.
“Koncepti naiv, iluziv i të ashtuquajturave vija të kuqe në lidhje me Rusinë, i cili dominoi vlerësimin e luftës nga disa partnerë, është shembur këto ditë diku afër Suxhas,” tha ai në një fjalim para ambasadorëve, duke iu referuar qytetit kufitar në rajonin Kursk të Rusisë aktualisht nën kontrollin e Ukrainës./abcnews.al