Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Kievi ka marrë përforcime në sistemet e mbrojtjes ajrore.
“Kam dëgjuar raportet aktuale për furnizimin me armë dhe municione. Ka përforcim të sistemit tonë të mbrojtjes ajrore. Ai do të drejtohet atje ku është më e nevojshme për momentin”, shkroi Zelensky në ‘Telegram’.
Më 24 korrik, revista ‘Forbes’ raportoi se vendet perëndimore furnizuan Kievin me rreth 200 sisteme SAMP-T, Patriot, Iris-T, NASAMS, Crotale, si dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore.
Sipas raporteve në media, SHBA gjithashtu synon të blejë 12 sisteme të mbrojtjes ajrore MIM 23 Hawk nga Tajvani për t’i transferuar ato në Ukrainë.