Ukraina po merr pjesë në Samitin për Demokraci të udhëhequr nga SHBA-ja, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën.
“Ne tashmë po përgatitemi për një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare që do të zhvillohet këtë javë me iniciativën e Presidentit (Joe) Biden dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai. “Samiti për Demokraci. Ukraina do të marrë pjesë. Pozicioni ynë në mbështetje të lirisë do të tingëllojë i fortë, si gjithmonë.”
Zelensky nuk dha detaje shtesë për pjesëmarrjen e vendit të tij.
“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që ndihmojnë vendin tonë të mbrojë lirinë,” përfundoi ai.