Presidenti Volodymyr Zelensky u ka kërkuar ukrainasve që të qëndrojnë larg bazave ushtarake ruse dhe depove të municionit, pas një sërë shpërthimesh të raportuara në Krime, shkruajnë mediat e huaja.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se shpërthimet mund të kenë ndodhur për një sërë shkaqesh, duke përfshirë paaftësinë.
“Por të gjitha këto kanë një pikë të përbashkët: shkatërrimi i logjistikës së pushtuesve, municioneve të tyre, pajisjeve ushtarake dhe posteve komanduese shpëton jetën e njerëzve tanë”, tha ai.
/abcnews.al