Zelensky: Trump, në korrik më premtoi mbështetjen e tij

schedule12:40 - 14 Shtator, 2024

schedule 12:40 - 14 Shtator, 2024

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Donald Trump i tha atij gjatë një telefonate në korrik se nëse do të zgjidhej president, do të bënte gjithçka për të mbështetur Ukrainën.

Në një intervistë paraprake për CNN që do të transmetohet nesër, shkruan Kiev Independent, Zelensky tha se Trump gjithashtu i tha atij se e kupton se sa e vështirë është të mbijetosh gjatë luftës, në ndryshim nga deklaratat e tjera publice të Trump për Ukrainën.

Gjatë debatit presidencial të 10 shtatorit, ish-presidenti përsëriti deklaratat e mëparshme se shqetësimi i tij kryesor ishte përfundimi i luftës, të cilën ai kishte thënë më parë se mund ta bënte brenda 24 orëve, por nuk dha detaje të tjera konkrete.

/abcnews.al