Zelensky: Thirrjet për armëpushim me Rusinë janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme

schedule22:07 - 7 Nëntor, 2024

schedule 22:07 - 7 Nëntor, 2024

Do të ishte krejtësisht e gabuar të arrinim një armëpushim dhe më pas të shihnim se çfarë do të bënim, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një konferencë shtypi, pas takimit të Komunitetit Politik Evropian.

”Thirrjet për armëpushim me Rusinë janë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme”, deklaroi Zelensky.

”Do të ishte njësoj sikur të ktheheshim në vitin 2014. Ne u përpoqëm, humbëm Krimenë dhe në 2022 u pushtuam”, shtoi ai.

”Ne kemi pasur tashmë përvojën e një armëpushimi, por lufta në fakt nuk është ndalur”, vazhdoi lideri ukrainas.

”Me një armëpushim të ri rrezikojmë një konflikt të tretë”, tha Zelensky.

”Armëpushimi, që do të na përgatiste për shkatërrimin e pavarësisë sonë, është propozuar nga një shtet që nuk dëshiron që ne të jemi në NATO”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!