Zelensky thirrje Turqisë dhe OKB-së: Vazhdoni eksportet e grurit, pavarësisht tërheqjes së Rusisë

schedule08:27 - 18 Korrik, 2023

schedule 08:27 - 18 Korrik, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha Kievi është gati të vazhdojë eksportet e grurit, pavarësisht tërheqjes së Moskës.

“Edhe pa Rusinë, duhet bërë gjithçka që të mund të përdoret ky korridor për vazhdimin e eksportit përmes Detit të Zi. Ne nuk kemi frikë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se ai i kishte dërguar “letra zyrtare presidentit turk Tajip Erdogan dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres për të sugjeruar që eksportet të vazhdojnë.

“Ukraina, OKB dhe Turqia mund të sigurojnë së bashku funksionimin e korridorit të ushqimit dhe inspektimin e anijeve. Rusia nuk ka të drejtë të përcaktojë se kush do të ketë ushqim të mjaftueshëm dhe nisma e Detit të Zi mund të funksionojë pa përfshirjen e Moskës, shtoi ai.

Sipas Zelensky, rreth 33 milionë tonë produkte bujqësore u eksportuan në 45 vende sipas marrëveshjes së miratuar në korrik 2022 nga Ukraina dhe Rusia, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!