Zelensky thirrje Trump të zbulojë planin për t’i dhënë fund luftës

schedule08:57 - 4 Korrik, 2024

schedule 08:57 - 4 Korrik, 2024

Presidenti ukrainas e ka sfiduar Donald Trumpin që të zbulojë planin e tij për t’i dhënë fund luftës. Trump ka pohuar vazhdimisht se nëse ai fiton zgjedhjet, mund ta zgjidhë konfliktin përpara se të inaugurohet në janar.

Megjithatë, ai nuk ka treguar detaje se si do ta arrinte këtë. Volodymyr Zelensky tha se kandidati i mundshëm republikan duhet të zbulojë propozimin e tij dhe të shmangë shkeljen e sovranitetit të Ukrainës në proces.

“Nëse Trump e di se si ta përfundojë këtë luftë, ai duhet të na tregojë këtë gjë sot,” tha ai.

“Nëse ka rreziqe për pavarësinë e Ukrainës, nëse humbim shtetësinë, ne duam të jemi gati për këtë, duam ta dimë.”

Zelensky tha se ai ishte “potencialisht i gatshëm” për të takuar Trump dhe për të dëgjuar planet e tij.

/abcnews.al