Zelensky: Termocentralet janë të Ukrainës. Presidenti ukrainas: Nuk bisedova me Trump për kontrollin e termocentraleve

schedule18:04 - 20 Mars, 2025

schedule 18:04 - 20 Mars, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se termocentralet e Ukraines i perkasin vetem popullit ukrainas, pasi Shtetet e Bashkuara propozuan që t’I merrnin nën kontroll si garanci për mbrojtje ndaj sulmneve ruse.

Duke folur në një videokonferencë nga Norvegjia në të cilën iu drejtua liderëve të Bashkimit Europian, Zelensky tha se nuk pati biseda të drejtëpërdrejta me Donald Trump për kontrollin e termocentraleve

Kreu I shtetit ukrainas perjashtimi i mundesise qe Ukraina te anetaresohet ne NATO, eshte nje dhurate per Rusine. Ai nuk pranoi të heqë dorë nga Krimea, të cilën Rusia e aneksoi ne vitin 2014. Zelensky tha se gadishulli mund të tërheqë turistë nese eshte ne zoterim te ukrainasve.

Presidenti ukrainas kerkoi me shume mbeshtetje ushtarake per vendin e tij, ndersa tha se ai ka luftuar qe Europa te mos lihet jashte tryezes se negociatave te Paqes.

Negociatorët amerikanë do të takojnë zyrtarët ukrainas dhe rusë në Arabinë Saudite të hënën për raundin tjetër të bisedimeve mbi një marrëveshje të mundshme paqeje, por unioni serish nuk eshte perfshire.

“Ukraina është pjesë e Europës dhe Europa është një nga lojtarët kryesor në përpjekjet globale për paqe. Ne bëmë çmos që Evropa të ishte e barabartë me të tjerët në këto përpjekje dhe negociata për paqen dhe ia arritëm ti bindmin palet e tjera.Europa duhet të jetë gjithmonë në tryezë në të gjitha bisedat ku diskutohet siguria e vete Europes , dhe kështu do të jetë. Duhet te punojme se bashku ne Unitet.”

Kreu I shtetit Ukrainas kerkoi qe Perendimi te shtoje prodhimin ushtarak sic ka premtuar ndersa tha se do te vleresonte nese plani i Kaja Kallas per ti dhene Ukraines 5 miliarde dollare ndihme ushtarake do te miratohej.

Liderët e Bashkimit Europian u mblodhën të enjten në Bruksel në një samit dy ditor ku në mesin e çështjeve që po diskutohen eshte edhe lufta ne Ukriane. Unioni 27 anëtarësh e ka bërë të qartë se mbështet paqen përmes forcës duke nënkuptuar kështu ndihmat ushtarake për Ukrainën janë garancia më e madhe për Kievin.

Por ndërkohë që Europa diskuton shtimin e prodhimit ushtarak dhe mbështetjen ndaj Ukrainës, në Londër po mbahet këtë të enjte një takim me liderët ushtarak të më shumë se 20 vende të asaj që Kryeministri Britanik e ka quajtur “Koalicioni I Vullnetit”. Këto lider ushtarak të më shumë se 20 vendeve po diskutojnë vendosjen e trupave paqeruajtës në Ukrainë pas përfundimit të luftës duke sfiduar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt Rusinë e cila ka refuzuar deri tani më vendosjen e trupave të huaj ushtark si garanci sigurie për Kievin pas përfundimit të luftës. Bisedimet pritet të drejtohen nga Keir Starmer, Kryministiri Britanik I cili do ti bashkohet takimit në mbrëmje pasi vizitoi një nëndetëse bërthamore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!