Zelensky telefonon Draghin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

schedule18:34 - 6 Mars, 2022

schedule 18:34 - 6 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka komunikuar mbrëmjen e së dielës me kryeministrin italian Mario Draghi, ku ka diskutuar për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësimin sa më parë të vendit të tij në Bashkimin Europian.

Përmes një njoftimi në Twitter, Zelenski thekson se anëtarësi i Ukrainës në BE dhe krimet e Rusisë kundër njerëzimit kanë qenë dy pikat kryesore të bisedës.

Postimi i Zelenskyt:

Diskutoi me ?? Kryeministrin #MarioDraghi kursin e përballjes së agresionit. Të informuar për krimet e Rusisë kundër civilëve, për terrorizmin bërthamor. Ngriti çështjen e mbështetjes për Ukrainën dhe shqyrtimin e aplikimit tonë për anëtarësim në ??. #StopRusia

Më herët Zelensky ka telefonuar presidentin e Francës Emanuel Macron dhe kryeministrin britanik Boris Johnson.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!