Atletët rusë nuk duhet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, i tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky homologut të tij francez Emmanuel Macron pas pushtimit rus të Ukrainës. Në një postim në Twitter, pas telefonatës së zhvilluar me presidentin francez, Zelensky tha:
Në një telefonatë me @EmmanuelMacron, falënderova për vendimin e madh për të siguruar tanke të lehta dhe për të përmirësuar aftësitë e mbrojtjes përfshirë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore. Ne diskutuam hapat diplomatikë për t’i dhënë fund luftës. Theksova se atletët nga RF nuk duhet të kenë vend në @Paris2024.”
In a call with @EmmanuelMacron, I thanked for the breakthrough decision to provide light tanks & enhancing 🇺🇦 defense capabilities incl. advanced air defense systems. We discussed diplomatic steps to end the war. I stressed that athletes from RF should have no place at @Paris2024
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 24, 2023
Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, tre ditë pas ceremonisë së mbylljes së Lojërave Dimërore të Pekinit 2022, në kundërshtim me armëpushimin olimpik, i cili zbatohet nga një javë para fillimit të Lojërave Olimpike deri në një javë pas përfundimit të Lojërave Paralimpike.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) vendosi shpejt sanksione ndaj Moskës dhe Minskut. Që atëherë, asnjë ngjarje sportive ndërkombëtare nuk organizohet apo sponsorizohet në Rusi apo Bjellorusi dhe asnjë simbol kombëtar i këtyre vendeve nuk shfaqet gjatë një ngjarje sportive. /abcnews.al