Sulmet e sotme ruse në rajonin Kherson të Ukrainës jugore vranë të paktën 21 persona dhe plagosën 48 të tjerë, sipas të dhënave të fundit të shpallura nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Deri më tani, 21 persona janë vrarë dhe 48 janë plagosur,” shkroi Zelensky sonte në një postim në Telegram, duke shtuar se “një stacion hekurudhor, një dyqan mjetesh, një supermarket dhe një pikë karburanti u prekën”.
“Kherson vazhdon të marrë të shtëna nga artileria ruse,” sipas kreut të komandës ushtarake rajonale, Oleksandr Prokudin.
Trupat ukrainase çliruan Kherson nëntorin e kaluar, pas tetë muaj pushtim nga forcat ruse.
Orientimi 58-orësh
Administrata ushtarake në Kherson njoftoi sot se nga e premtja në mbrëmje do të vendoset një shtetrrethim 58-orësh, në funksion të kundërsulmit të planifikuar nga ushtria ukrainase.
“Nga ora 20:00 e datës 5 maj, në Kherson do të hyjë në fuqi një shtetrrethim, i cili do të zgjasë deri në orën 6 të mëngjesit të 8 majit”, tha Prokudin, duke argumentuar se masa është e nevojshme për të lehtësuar punën e forcave të sigurisë.
Orari i shtetrrethimit në Kherson u njoftua pasi Kievi tha se po “përfundonte” përgatitjet për një kundërofensivë të madhe nga ushtria ukrainase që synonte çlirimin e territoreve të pushtuara në Ukrainën lindore dhe jugore. /abcnews.al