Zelensky takohet me ministrin britanik të financave në Kiev

schedule12:31 - 25 Prill, 2024

schedule 12:31 - 25 Prill, 2024

Volodymyr Zelensky u takua në Kiev me ministrin britanik të financave Jeremy Hunt dhe bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, udhëheqësi ukrainas shprehu mirënjohjen për aleatin e tij të ngushtë, Britaninë, për paketën financiare shtesë prej 500 milionë paund për pajisjet e mbrojtjes.

“Theksi i veçantë u vu në politikën e sanksioneve. Është e rëndësishme të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë dhe të përjashtohet mundësia e anashkalimit të sanksioneve”, tha Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, Hunt do të takohet më vonë sot me kryeministrin ukrainas Denis Smykhal dhe ministra të tjerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!