Zelensky: Sulmet ruse janë një kërcënim ndaj sigurisë globale të ushqimit

schedule22:39 - 16 Gusht, 2023

schedule 22:39 - 16 Gusht, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet ruse në infrastrukturën portuale të Ukrainës përbënin një kërcënim ndaj “sigurisë ushqimore globale” pas një nate tjetër bombardimi.

“Çdo sulm rus kundër këtyre porteve është një goditje për çmimet globale të ushqimeve, stabilitetin social dhe politik në Afrikë dhe Azi”, tha Zelensky në mesazhin e tij të postuar në mediat sociale këtë mbrëmje.

Ukraina ka njoftuar nisjen e një anijeje tregtare nga porti i Odesa-s , duke sfiduar Rusinë, e cila ka kërcënuar se do t’i fundoste anije të tilla pasi u tërhoq nga një marrëveshje që lejon eksportet e grurit ukrainas.

“Ukraina ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së lirisë së lundrimit në Detin e Zi”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sonte në platformën X (ish- Twitter). Ai gjithashtu konfirmoi se anija e mallrave Joseph Schulte ishte larguar nga ujërat e Ukrainës dhe po shkonte drejt Bosforit.

Anija kaloi pjesën ukrainase të Detit të Zi të mërkurën pasdite, disa orë pasi u largua nga porti jugor i Odessa. Ajo kishte qëndruar në port për më shumë se një vit e gjysmë, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas një faqe interneti të monitorimit të trafikut detar, në orën 16:00 me orën lokale anija po shkonte për në portin turk të Ambarli në Detin Marmara.

“Anija kontejner Joseph Schulte është larguar nga porti i Odessa dhe po lundron përgjatë korridorit të përkohshëm të caktuar për anijet tregtare,” tha Oleksandr Kubrakov, Ministri ukrainas i Infrastrukturës.

Ukraina njoftoi javën e kaluar se do të hapte korsi të përkohshme në Detin e Zi pavarësisht kërcënimeve nga Rusia, e cila këtë fundjavë gjuajti të shtëna paralajmëruese në një kamion të nisur për në Izmail, një port i Danubit në Ukrainën jugore.

Lumi është bërë një nga rrugët kryesore për transportin e produkteve bujqësore ukrainase që nga korriku, kur Moska u tërhoq nga një marrëveshje për eksportin e grurit përmes Detit të Zi që i siguronte të ardhura Kievit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!