Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar kreun e agjencisë përgjegjëse për mbrojtjen e tij pasi dy oficerët e saj u arrestuan nën dyshimet për atentat kundër tij.
Bëhet e ditur se shkarkimi i Serhii Rud të Gardës Shtetërore (UDO) është zbuluar në një dekret në faqen presidenciale të Ukrainës, ndërsa një zëvendësim i tij ende nuk është bërë.
Siç raportohet, UDO ka për detyrë të garantojë sigurinë e presidentit ukrainas dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, si dhe mbrojtjen e ndërtesave administrative.
Në fillim të kësaj jave doli se Ukraina ka arrestuar dy zyrtarë që dyshohet se ishin të përfshirë në komplotin rus për vrasjen e Zelenskyt.