Zelensky: Samiti i dytë i paqes duhet t’i japë fund luftës

schedule19:18 - 20 Shtator, 2024

schedule 19:18 - 20 Shtator, 2024

Samiti i dytë i paqes, i cili është planifikuar të mbahet deri në fund të vitit, duhet t’i japë fund luftës së nisur nga Rusia, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne duhet të forcojmë Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të organizojmë një samit të dytë të paqes këtë vit, i cili mund t’i japë fund kësaj lufte”, theksoi Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev.

Presidenti i Ukrainës vuri në dukje se të gjithë në Evropë janë të interesuar për paqen.

“Paqja nuk është ngrirje e luftës, nuk është ndonjë manipulim i ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Siç ishte paralajmëruar më parë, Zelensky do të prezantojë “planin e fitores” të Ukrainës në një takim me presidentin amerikan Joe Biden javën e ardhshme.

Priten takime edhe me kandidatët për postin e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Kamala Harris dhe Donald Trump.

Sipas Zelensky, plani i fitores, i cili do të prezantohet javën e ardhshme gjatë një udhëtimi në SHBA, “është i dizajnuar për vendime të shpejta nga aleatët e Ukrainës në tetor-dhjetor”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!