Zelensky: Rusia po përdor termocentralin Zaporizhzhia si mburojë për bombardimin e zonave pranë

schedule08:41 - 6 Korrik, 2023

schedule 08:41 - 6 Korrik, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se Rusia ka përdorur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia si mburojë për bombardimet e zonave pranë.

Centrali, me gjashtë reaktorë, është termocentrali më i madh bërthamor në Europë. Ai u ndërtua kryesisht në epokën sovjetike dhe u bë pronë e Ukrainës pas shpalljes së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në 1991.

Rusia e pushtoi centralin në mars 2022. Që atëherë, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas kanë paralajmëruar shpesh, jo vetëm për sigurinë e punëtorëve të centralit por edhe nga frika e një fatkeqësie bërthamore që mund të prekë mijëra njerëz në zonën përreth.

“Moska po shqyrton skenarë të ndryshëm, duke përfshirë ato të ngjashme me fatkeqësinë e shkaktuar nga njeriu në hidrocentralin Kakhovka.

Kjo do të thotë, për qëllime cinike ushtarake. Por ne as nuk duhet të mendojmë se cili skenar është më i mundshëm. Duhet të mendojmë vetëm se si për të parandaluar çdo skenar fatkeqësie”, shtoi Zelensky.

Nuk është ende e qartë nëse diga Nova Kakhovka e pushtuar nga Rusia  u shemb në qershor sepse ishte shënjestruar qëllimisht ose ishte shkaktuar nga dështimi strukturor.

Dhjetra njerëz vdiqën nga përmbytjet, sipas zyrtarëve, ndërsa shkaktoi edhe dëme të mëdha në shtëpi dhe toka bujqësore. Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për kolapsin.

Rusia pretendoi se po merrte masa paraprake për të kundërshtuar një kërcënim nga Ukraina.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!