Rusia ka goditur ndërtesat civile në Kryvyi Rih në Ukrainë. Presidenti i Ukrainws Vlodymyr Zelensky ka thënë se rusët po vazhdojnë luftën kundër njerëzve të zakonshëm.
“Vrasësit rusë vazhdojnë luftën e tyre kundër ndërtesave të banimit, qyteteve të zakonshme dhe njerëzve”, shkruan ai në Telegram.
Duke u shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre ai u shpreh se terroristët nuk do të falen kurrë.
“Ata do të mbahen përgjegjës për çdo raketë që ata lëshojnë”, ka shkruar Zelensky./abcnews.al