Zelensky: Reduktimi i ndihmës amerikane për Ukrainën do të ishte një shenjë e keqe

schedule07:57 - 29 Janar, 2024

schedule 07:57 - 29 Janar, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi të dielën se shkurtimi i ndihmës amerikane për Ukrainën do të ishte një “shenjë e keqe” pasi paketa e re e financimit mbetet e bllokuar në Kongres.

“Pasiviteti nga SHBA, ose mungesa e mbështetjes, do të ishte një shenjë e keqe. Kjo nuk do të ishte e drejtë për askënd. SHBA është partneri ynë numër një”, tha presidenti ukrainas gjatë një interviste të transmetuar nga transmetuesi publik gjerman ZDF.

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë paketën shtesë prej 61 miliardë dollarësh. por negociatat me republikanët, të cilët kërkojnë shkëmbime, veçanërisht për politikën e imigracionit, janë bllokuar.

Ndarja më e fundit e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën u njoftua më 27 dhjetor. Përballë ngërçit të zgjatur, Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje Berlinit që të përdorë peshën e tij ekonomike për të mobilizuar partnerët evropianë për të mbushur boshllëkun.

“Shumë vende kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike me Gjermaninë dhe ekonomitë e tyre varen nga vendimet e saj, pasi ajo ka një ekonomi të fortë. Gjermania mund të arrijë të forcojë (mbështetjen e) BE-së”, tha Zelensky./abcnews.al