“Qëllimi ynë është i qartë. Ne duam të fillojmë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian”.
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në konferencën për shtyp në Kiev me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Ukrainasit dhe të gjithë europianët janë bërë më të fortë këtë vit, Rusia nuk mund të na pushtojë.
Këto ditë na kanë treguar se integrimi ynë është i pakthyeshëm”, shtoi presidenti ukrainas.
/abcnews.al