Zelensky: Që Putin të kërkojë paqe, duhet që ai të bëhet më i dobët dhe Ukraina më e fortë

schedule22:42 - 8 Shtator, 2024

schedule 22:42 - 8 Shtator, 2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se në mënyrë që Vladimir Putin të fillojë të kërkojë paqe, ai duhet të bëhet më i dobët dhe Ukraina më e fortë.

“Që Putini të dëshirojë paqen, ai duhet të jetë më i dobët dhe Ukraina duhet të jetë më e fortë”, tha Zelensky në forumin e 50-të ndërkombëtar Ambrosetti në Itali.

“Që Putini të dëshirojë paqen, ai duhet të jetë më i dobët dhe Ukraina duhet të jetë më e fortë”, tha Zelensky. Për këtë qëllim, Zelensky u shpreh se ishte zhvilluar një plan për t’i paraqitur presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

“Ne kemi nevojë për një plan. Unë do t’i tregoj Presidentit Biden, partnerëve tanë në Grupin e Shtatë, se si ne e shohim paqen dhe çfarë saktësisht do të bëjë presion ndaj Putinit për të ndaluar luftën”, tha presidenti i Ukrainës.