“Kancelari gjerman Olaf Scholz e kuptoi se Vladimir Putin nuk është vetëm një emër, por një kërcënim dhe jo vetëm një kërcënim për Ukrainën“. Kështu deklaroi Volodymyr Zelensky në një intervistë për televizionin gjerman Ard.
“Më duket se kancelari e kupton këtë rrezik”, shtoi ai, duke nënvizuar se nëse Rusia do të godiste një vend të NATO-s, “do të ishte fillimi i një Lufte të Tretë Botërore”.
Zelensky edhe një herë shprehu keqardhje që Gjermania nuk është e gatshme të furnizojë Ukrainën me raketa Taurus. Megjithatë, ai tha se nuk e bën Scholz përgjegjës për këtë.
Ai vuri në dukje se vendimi i Bundestagut, i cili ka refuzuar furnizimin me shumicë, ishte një sinjal i qartë./abcnews.al