“Plani i fitore” i Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që do të merren nga aleatët këtë vit”.
Kështu u shpreh Presidenti Volodymyr Zelensky të premten gjatë një vizite të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan Reuters.
Zelensky se Ukraina planifikoi të përdorte një hua të propozuar prej shumë miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen ajrore, energjinë dhe blerjet e armëve vendase.
Zelenskiy veçoi rëndësinë e presidentit amerikan Joe Biden për planin e fitores, për të cilin do të diskutojnë kur të takohen. Udhëheqësi ukrainas do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.
“Shumica e vendimeve nga plani varen veçanërisht nga Biden. Edhe nga aleatët e tjerë, por ka disa pika që varen nga vullneti i mirë dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara,” nënvizoi Zelensky./abcnews.al