Zelensky pas takimit me Papën: Të dënohen krimet ruse, s’ka barazi mes viktimës dhe agresorit

schedule19:49 - 13 Maj, 2023

schedule 19:49 - 13 Maj, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymnyr Zelensku ka reaguar pas takimit që pati sot në Vatikan me Papa Françeskun.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky tha se i kishte shprehur Papës, mirënjohjen për vëmendjen që i ka kushtuar tragjedisë që po i ndodh miliona ukraniasve.

Ndër të tjera, Zelensky kërkoi dënimin e krimeve ruse në Ukrainë dhe shtoi se nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe agresorit.

“U takova me Papa Françeskun. Unë jam mirënjohës për vëmendjen e tij personale ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve. Unë fola për dhjetëra, mijëra fëmijë të dëbuar. Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer ata në shtëpi. Përveç kësaj, kërkova të dënohen krimet në Ukrainë. Sepse nuk mund të ketë barazi mes viktimës dhe agresorit. Gjithashtu fola për Formulën tonë të Paqes si i vetmi algoritëm efektiv për arritjen e një paqeje të drejtë. Unë propozova bashkimin me zbatimin e tij”, shkroi Zelensky në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!