Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar Rusinë se mund të mbetet pa anije nëse forcat e Moskës vazhdojnë të sulmojnë portet ukrainase.
Duke folur për mediat e Amerikës Latine në një konferencë për shtyp, Zelensky tha se “ne nuk kemi aq shumë armë, por nëse ata vazhdojnë të qëllojnë, ata mund të mbeten pa anije deri në fund të luftës”, raportoi gazeta argjentinase La Nacion.
“Dhe kjo është ajo që ne duam t’u tregojmë atyre. Ukraina patjetër do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj popullatës civile dhe korridoreve të grurit.”, shtoi ai.
Vërejtjet e Zelensky vijnë pasi dronët ukrainas goditën një cisternë nafte ruse dhe një anije luftarake ditët e fundit./abcnews.al