Zelensky nuk e përjashton mundësinë që të ftojë Putin në samitin e ardhshëm të paqes

schedule11:03 - 4 Korrik, 2024

schedule 11:03 - 4 Korrik, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk e përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të ftohet në samitin e ardhshëm të paqes.

Në një intervistë për Bloomberg, Zelensky shprehu gjithashtu besimin e tij se SHBA dhe Kina mund t’i japin fund luftës në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, Zelensky tha se nëse Rusia dhe Ukraina arrijnë të gjejnë një mënyrë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, ai nuk pret që Putini të marrë pjesë personalisht “në të ardhmen e afërt”, sepse ai beson se presidenti rus është “shumë i frikësuar për të ardhur”.

Zelensky tha gjithashtu se SHBA dhe Kina mund t’i japin fund luftës në Ukrainë nëse i lënë mënjanë dallimet e tyre dhe veprojnë së bashku. Ai është i bindur se Kina mund të luajë një “rol të madh” në zgjidhjen e konfliktit, pasi Moska është shumë e varur nga tregu i saj i eksportit.

Presidenti ukrainas u pajtua me mendimin e presidentit të Finlandës Alexander Stubb, i cili tha se “Rusia tani është kaq e varur nga Kina” dhe se “një telefonatë nga presidenti kinez Xi Jinping do të zgjidhte krizën” në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!