Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se ai i kishte paraqitur botës planin e paqes me 10 pika të Ukrainës, teksa takoi liderët botërorë në samitin e G7 në Hiroshima, Japoni.
“Për sa kohë që pushtuesit janë në tokën tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke shtuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të rivendosë paqen hap pas hapi”.
“Bota jonë është e madhe, por ne jemi të gjithë së bashku”, shtoi Zelensky.
“Nga Japonia në vendet arabe, nga Europa në Amerikën Latine, ne kemi gjetur mbështetje për planin tonë,” tha ai.
/abcnews.al