Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtetet e Bashkuara të dielën për të marrë pjesë në seancat në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe u kërkoi partnerëve të tij të ndihmojnë në arritjen e “një fitoreje të përbashkët për një paqe vërtet të drejtë”.
“Kjo vjeshtë do të përcaktojë të ardhmen e kësaj lufte,” tha ai në një postim në X krahas një videoje ku shfaqej në një aeroplan rrugës për në Pensilvani. Mediat ukrainase më vonë raportuan se ai kishte mbërritur në Nju Jork. Ai gjithashtu do të vizitojë Uashingtonin më vonë gjatë javës.
This fall will determine the future of this war. Together with our partners, we can strengthen our positions as needed for our victory—a shared victory for a truly just peace.
Right now, the legacy of the current generation of world leaders is being shaped—those in the highest… pic.twitter.com/ji2dZ6cAgR
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 22, 2024
Zelensky nuk tha se cilat ishin planet e tij në Pensilvani, por shteti amerikan është ‘shtëpia’ e një fabrike municionesh në qytetin e lindjes së presidentit Joe Biden, Scranton, që është një prodhues kryesor i predhave të rëndësishme të artilerisë 155 milimetra.
Vizita e Zelensky përkon me përpjekjet e SHBA-së për të përgatitur një paketë ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën.