Zelensky në Parlamentin spanjoll: Lufta në Ukrainë është si masakra e Guernikës

schedule20:49 - 5 Prill, 2022

schedule 20:49 - 5 Prill, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e paralelizoi luftën në vendin e tij me masakrën në Guernikës, qytetin spanjoll që u bombardua në vitin 1937 nga forcat ajrore të Adolf Hitlerit.

“Jemi në prill të vitit 2022, por dikush do të mendonte se është prilli i vitit 1937, kur njerëzit mësuan se çfarë ndodhi në një nga qytetet tuaja, Guernika ”, tha Zelensky në Parlamentin spanjoll.

Presidenti ukrainas, i cili foli para Këshillit të Sigurimit të OKB-së disa minuta më parë, e krahasoi Guernikën me Mariupolin, i cili është nën rrethimin e ushtrisë ruse ku kanë “mbetur vetëm rrënoja, me 90% të ndërtesave të rrënuara.”

Masakra e Guernikës frymëzoi një nga pikturat më të famshme të Pablo Picasso -s , një vepër kundër luftës që përshkruan vuajtjet e luftës.

Fjalimi i Zelensky u duartrokit nga eurodeputetët gjatë fjalimit të tij 10-minutësh.

“Siç tha presidenti Zelensky, ne kurrë nuk e imagjinonim se do të shihnim përsëri imazhe të bombardimeve dhe masakrave të civilëve të pafajshëm në tokën evropiane, “ tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Në pasditen e 26 prillit 1937, Guernika u bombardua nga nazistët, qyteti i parë në histori që u shkatërrua nga një sulm ajror që synonte civilët.

Deri më sot, burimet nuk janë dakord me raportin: autoritetet baske kanë folur për të 1654 të vdekur ndërsa historianë të tjerë flasin për 150-300 të vdekur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!