“Ne do ta përfundojmë këtë luftë në interes të të gjithë fëmijëve, do ta përfundojmë me kushtet tona”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky duke folur në Bundestag.
“Koha për kompromis ka mbaruar. Evropa duhet të jetë kontinenti i paqes së fortë dhe Ukraina nuk duhet të ndahet: Ju mund ta kuptoni pse ne po luftojmë kaq fort kundër përpjekjeve të Rusisë për të na ndarë, për të ndarë Ukrainën. Sepse ne po bëjmë absolutisht gjithçka për të parandaluar një mur midis pjesëve të vendit tonë”, tha ai.
Ai shtoi se Putin nuk do të jetë i përjetshëm.
“Putin është mësuar të nënshtrojë të tjerët: Rusia shkatërroi Groznin dhe Aleppon, ndau Moldavinë, e detyroi Bjellorusinë të gjunjëzohet. Është në interesin tonë të përbashkët që Putini të humbasë. Dukej se Muri i Berlinit do të mbetej përgjithmonë. Askush nuk mund ta imagjinonte se sa shpejt mund të binte. Dhe kështu disa mund të mendojnë se Putini është i përjetshëm dhe se lufta nuk ka fund. Por ky është një iluzion që mund të shkatërrohet, me lidership, me vendime dhe me suksese”, tha presidenti ukrainas./abcnews.al