Zelensky në Britani, i kërkon leje qeverisë për të goditur objektivat në Rusi

schedule13:55 - 19 Korrik, 2024

schedule 13:55 - 19 Korrik, 2024

Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij përpara kabinetit, i ka kërkuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Sir Keir Starmer të lejojnë Ukrainën të godasë objektivat në Rusi.

“Na mungon ende përgjigjja kryesore për këtë pyetje”, tha Zelensky.

“Unë po ju kërkoj të tregoni lidershipin tuaj dhe të bindni partnerët e tjerë që të heqin limitet e vendosura.”

Ukraina ka thënë se heqja e kufizimeve ndaj armëve perëndimore, përfshirë raketat britanike Storm Shadoë për të goditur thellë në territorin rus është çelësi i përpjekjeve të saj në luftë.

Mbretëria e Bashkuar e ka shmangur mbështetjen e një lëvizjeje të tillë, duke thënë se është çështje e Kievit se si do të vendosë të vendosë burimet e saj, për sa kohë që ligji ndërkombëtar respektohet.

Duke folur pas vizitës, Downing Street tha se nuk kishte asnjë ndryshim për përdorimin e armëve.

/abcnews.al